Sot, 35 vjet nga rënia e Tahir Mehës

Sot bëhen 35 vjet nga rënia e Tahir Mehës. Jo vetëm Tahir Meha, ishte aktivist. Edhe familja e tij njihej si aktivistë që kishin ndikim dhe jashtë rrethit ku banonin.

Familja e tyre ishte e njohur për aktivitete politike kundër sistemit të regjimit, dukuri jo e rrallë në Prekaz të Drenicës. Familja e tyre ishte e njohur për kullën e Mehajve, e të atit Nebihut.

Tahiri i cili edhe i ishte kundërvënë me forcë sistemit pushtues jugosllav, më 13 maj 1981, si rezultat i kësaj kundërvënie vritet nga forcat policore jugosllave.

Tahir Meha në këtë përleshje sipas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serbë.

Për aktivitetet e tij kundër pushtuesit shpesh nga adhuruesit e rrugës së tij thirret me titullin popullor “Burri i dheut”. Tahir Meha lindi më 10 tetor 1943 në Prekaz të Drenicës.

Sipas shkrimeve të mëhershme, Tahiri me babain e tij kanë luftuar për 20 orë.

Për ta përkujtuar rënien heroike të atdhetarëve Tahir e Nebih Meha, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të bëjnë homazhe pranë varrit të atdhetarëve. Kurse, në mesditë mbahet në akademi përkujtimore.

Temat
LajmeVend

Të afërta