Gjenden 4 kilogramë marihuanë në Lipjan

Dje në orët e para të mëngjesit Policia e Kosovës ka arrestuar një serb pasi që gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij është gjetur marihuanë.
Në raportin policor thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull , pasi që gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 4.262 kg. Si prova materiale janë konfiskuar dy vetura me targa vendore dhe katër telefona mobilë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Temat
LajmeVend

Të afërta