Sport

Disa detaje para kongresit të FIFA-s rreth pranimit të Kosovës (Video)

By Emanuel Demaj

May 13, 2016

Kosova pritet të pranohet edhe në FIFA pas anëtarësimit me të drejtat të plota në Federatën Evropiane të Futbollit.

Kongresi i 66-të i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) mbahet sot në Meksikë me fillim në ora 09:00 (me kohën meksikane), kurse në Kosovë fillon në ora 16:00.

Kosova është në pikën e 15 të rendit të ditës në këtë Kongres. Me pranimin në UEFA, Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për t’u pranuar edhe në FIFA, transmeton Telegrafi.

Kjo e fundit në gjirin e saj ka 208 anëtarë, e cila do të thotë se Kosovës i duhen 50 për qind të votave, gjegjësisht 105 vota.

Në rast të pranimit në FIFA, Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror në Rusia 2018.