Dallku e Curri mund të kthehen te Prishtina

Mbrojtësi kosovar Armend Dallku të dielën do të ketë ndeshjen përshëndetëse me skuadrën ukrainase, Vorskla Potlava. Dhe pas ndeshjes së fundit me Vorsklan, me të cilën i kaloi 12 vite, do ta shqyrtojë seriozisht mundësinë për t’u kthyer në Kosovë.

Mbrojtësi 32-vjeçar konfirmon se do të bisedojë me skuadrat kosovare që kanë projekt ambicioz. Nuk e përjashton mundësinë e kthimit në Prishtinë që shpreson ta fitojë Kupën e Kosovës për ta fituar të drejtën e garimit në garat evropiane, shkruan Koha Ditore.

“Momentalisht nuk mund të them asgjë, pasi nuk kam biseduar me askënd prej Prishtinës. Të dielën dua ta mbyll në mënyrën më të mirë karrierën në Ukrainë. Pastaj do të kthehem në Kosovë dhe do të shoh mundësitë që janë dhe të vendos. Ka mundësi që të luaj në Kosovë, por gjithçka do të varet nëse ka ndonjëra skuadër projekt ambicioz”, ka thënë Dallku për gazetën.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë te Vorskla është nga viti 2005. Së fundi i është besuar edhe shiriti i kapitenit.

Temat
SportVend

Të afërta