“Beyonce ka vdekur në vitin 2000”

Janë shtuar zërat që besojnë se në të vërtetë Beyonce ka vdekur që në vitin 2000.

Disa shkojnë deri atje sa të mendojnë se një pjese e producentëve të saj dhe i shoqi Jay-Z, e kishin parashikuar vdekjen e këngëtares.

Mendohet se këngëtares i janë marrë qeliza staminale dhe me to është bërë klonimi i saj. Pra, Queen Bey është thjeshte një klon i mbretëreshës së Pop-it.

Nëpër mediat sociale qarkullojnë gjatë gjithë kohës fotografi, të cilat tregojnë pamjen para dhe pas të super yllit.

Në disa për shembull tregohet se Beyonce e vërtetë e kishte vijën e flokëve anash, ndërsa e sotmja e ka në mes, dikur buzëqeshja ishte ajo qe mbretëronte ndërsa sot është serioziteti.

A janë këto teori të vërteta apo thjesht fryt i imagjinatës së njerëzve? Me shumë gjase është kjo e fundit, por e vërteta në fakt nuk ka për t’u zbuluar ndonjëherë./GazetaExpress/

beyonce_1463130288-3601894

Temat
Showbiz

Të afërta