Lajme

Atifete Jahjaga anëtarësimin në FIFA ia dedikon..

By Kamil Sopi

May 13, 2016

Ish Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, pas anëtarësimit të Kosovës në FIFA ka uruar me një status në faqen e saj në facebook, njëherit ajo anëtarësimin në FIFA ia ka kushtuar legjendës së futbollit kosovar nga Mitrovica, Riza Lushta i cili karrieren e tij e ka filluar në stadiumin e këtij qyteti e pastaj e ka vazhduar në Itali. Për më shumë First Channel iu sjellë postimin e plotë të ish Presidentes Jahjaga;

Këtë moment gëzimi dhe arritjen e kësaj fitoreje historike për futbollin e Kosovës me rastin e anëtarësimit në FIFA dua t’ia kushtoj Riza Lushtës, njërit ndër futbollistëve të parë kosovarë, këtij ylli që pasionin e tij për futboll e nisi në Mitrovicë me lecka të thurrura në vend të topit dhe e përfundoi si legjendë e futbollit italian. Ëndrra e tij, e pakapshme për gjenerata të tëra, prej sot është e arritshme. Urime Kosovë!