Lajme

Arifi: VV-ja bashkë me PDK-në e LDK-në po i japin zor që elektorati i tyre mos të dal në protestë

By Emanuel Demaj

May 13, 2016

Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë paralajmëruar një protestë nga ora 14 në sheshet e Prishtinës. Lidhur me këtë, Avni Arifi nga AAK-ja ka vlerësuar se pavarëëisht përpjekjeve të PDK, LDK e VV-së që mos të dilet në protestë, prapë ajo do të jetë masive. Arifi në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të dalin në protestën e thirrur nga opozita; Lexoni postimin e plotë të Arifit: Fort zor i kanë dhënë strukturat e PDK, LDK e sidomos VV te elektorati i tyre që mos të dilet në protestë. Valla lehtë janë bo bashkë. Megjithatë, përkundër këtij presioni protesta do të jetë masive dhe paqësore. PROTESTO për të drejtat tua