A janë PROBIOTIKËT mashtrim i shekullit?

Tashmë me vite nga të gjitha anët bakteret e mira, probiotike rekomandohen në çdo rrethanë.

Veç kësaj që do të duhej t’i pimë bashkë me antibiotikët apo kur kemi probleme me stomakun, thonë që do të duhej t’i marrim edhe kur jemi të shëndetshëm: në verime, sepse forcojmë imunitetin, ndihmojnë në ulje të peshës…

Mirëpo, a janë vërtet aq të shëndetshme artikujt e fermentuar ushqimorë si p.sh. jogurti, lakra apo turshitë, bile edhe laktobacilet në kapsula?

Siç konstatojnë shkencëtarët danezë, pasi që me kujdes i kanë studiuar shtatë studime të ndryshme mbi gjoja efektin pozitiv të probiotikëve, nuk ka dëshmi që laktobacilet në çfarëdo mënyre qoftë të ndryshojnë florën e zorrëve të njerëzve të shëndetshëm.

http-prod.static9.net_.au-_-media-Network-Images-probiotics-160510

Sipas tyre, as artikujt ushqimorë të përftuar me fermentim (zierje), as suplementet nga bakteret e qumështit nuk kanë bash kurrfarë veprimi në trupin tonë.

Ekzistojnë dëshmi të qarta që probiotikët mund të ndihmojnë tek disbalanca e florës së zorrëve te njerëzit e sëmurë. Mirëpo, te ata të shëndetshmit, efekti i tyre është zero – thotë profesor Olaf Pederson, autor i hulumtimit.

Nëse nuk e keni ditur, probiotikët janë organizma të gjallë, shpesh të shënuar si “baktere të mira”, të cilat u shtohen artikujve ushqimorë. Laktobacilet e shndërrojnë sheqerin në thartinë të qumështit për ç’arsye ai ushqim ka shije specifike të freskët dhe të thartë.

– Në disa artikuj shtohen, apo fermentohen në mënyrë natyrale në jogurt, lakër turshi dhe kefir. Edhe pse ky ushqim është krejtësisht i shëndetshëm, vetë probiotikët nuk kanë kurrfarë roli. Aq më tepër për konstatimet që “pengojnë sëmundjet” nuk kanë kurrfarë baze – thonë shkencëtarët danezë. /Telegrafi/

Temat
Shëndet

Të afërta