Vetëm për një javë, 10227 aplikime për pasaporta biometrike

Rekomandimi për liberalizimin e vizave për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen, ka bërë që të rritet enorm kërkesa për t’u pajisur me pasaportë biometrike.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur për Indeksonline se vetëm për një javë numri i aplikimeve për pasaporta biometrike ka arritur në 10227.

“Prej datës 03.05.2016 deri më 10.05.2016 aplikime për pasaporta biometrike janë: 10227”, thuhet në përgjigjet e kësaj ministrie për Indeksonline.

Krahasuar me katër mujorin e parë të vitit të kaluar numri i kërkesave për këtë vit është rritur në më shumë se 600 të tilla.

“Janar -Prill 2015 aplikime për pasaporta biometrike kanë qenë: 47338; Janar -Prill 2016 aplikime për pasaporta biometrike kanë qenë: 48000”.

Krejt në fund Ministria e Brendshme ka njoftuar se ka mjaftueshëm pasaporta për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta