Thaçi: Kroatët dhe malazeztë në Kushtetutë dhe Kuvend të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të mërkurën, i shoqëruar nga ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, ka vizituar Janjevën dhe ka premtuar përfshirjen e komunitetit kroat dhe të atij malazias në Kushtetutën e Kosovës dhe në Parlament, shkruan sot Koha Ditore.

“Komuniteti kroat i jep kuptim shoqërisë multietnike në Kosovë dhe në të njëjtën kohë e forcon identitetin shoqëror e shtetëror. Me fillimin e ndryshimeve kushtetuese në Kosovë edhe bashkësia kroate do të jetë pjesë e Kushtetutës së Kosovës përmes procesit të diskriminimit pozitiv. Sipas tij, ky komunitet do të jetë edhe pjesë e Parlamentit së bashku me komunitetin malazias”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se ndihet mirë që bashkësia kroate në Kosovë dhe bashkësia shqiptare në Kroaci janë urë lidhëse në mes të dy shteteve, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Temat
LajmeVend

Të afërta