Shëndet

Si e minimizon dhimbjen helmi i kërmillit konik

By Emanuel Demaj

May 12, 2016

Helmi nga kërmijtë detarë konikë, i përdorur për ta paralizuar prenë, përmban peptide të shumta të quajtur konotoksina, disa prej të cilave mund të veprojnë si qetësues tek gjitarët.

Një studim i fundit në “The Journal of General Physiology” ofron pasqyrë të re për mekanizmat me të cilat një konotoksin, Vc1.1, e pengon dhimbjen. Gjetjet ndihmojnë për t’i shpjeguar efektet analgjetike të kësaj toksine natyrale dhe eventualisht mund të çojnë në zhvillimin e formave sintetike të Vc1.1 për të trajtuar disa lloje të dhimbjes neuropatike tek njerëzit.

Dhimbja neuropatike, një formë e dhimbjes kronike që ndodh së bashku me lëndimin – apo mosfunksionimi nervor, mund të jetë e mundimshme dhe e vështirë për t’u trajtuar, dhe komuniteti mjekësor është i etshëm të gjejë metoda më të mira për ta minimizuar atë që mund të jetë një gjendje e rëndë.

Dhimbja neuropatike është e lidhur me ndryshimet në transmetimin e sinjaleve ndërmjet neuroneve, një proces që varet nga disa lloje të kanaleve të kalciumit përmes lejimit apo ndalimit me voltazh (ang: voltage-gated calcium channels apo VGCC).