Shqiptarja zgjidhet ‘Miss New York 2016’

Vajza shqiptaro-amerikane, Serena Bucaj, 22 vjeçare u kurorërzua për herë të parë si Miss New York USA 2016, në fund të konkursit të bukurisë të mbajtur më 17 Janar 2016, në metropolin botëror qytetin e New York.

“Babai më ka vdekur para 8 viteve, dhe atë kohë e kujtoj si mjaft të rëndë për tërë familjen time”.

“Nëna ime mbeti e vetme, dhe ishte e vështirë për të që t’i rriste tre fëmijët dhe të punojë në të njëjtë kohë”,“Pra, unë qysh nga mosha 16 vjeçare fillova të punoj dhe nuk ishte shumë e lehtë për mua, por duhet ta bëja sepse duhet t’i ndihmonim nënës”.

Ajo është emocionuar dhe ka qarë në momentin kur kujtonte kohën kur nuk kishte as bukë për të ngrënë. “Kujtoj që shkoja në shkollë dhe shtiresha kinse nuk isha e uritur sepse nuk kishim para që të blenim ushqim”.

“Ishte shumë e vështirë, dhe mendoj se vetëbesimi më ka ardhur nga mamaja ime e cila ka treguar se edhe pa burrë në krah të saj mund të qëndronte e fortë”.

“Të jesh Miss New York nuk do të thotë vetëm të jesh e bukur, por ka të bëjë edhe me atë që duhet të kesh zemrën e mirë dhe t’i respektosh të tjerët. Në fund të ditës dikush do të ju dojë për atë që jeni”./parrotlla.net/

12923359_1028229567264659_3985593302827653481_n-830x830

3-1

Generated by  IJG JPEG Library

Generated by IJG JPEG Library

300px-NYUSA16

b5OawiIG

Temat
Showbiz

Të afërta