Botë

Reagon klubi gjerman, kjo është e ardhmja e Xhakës

By Haxhi Krasniqi

May 12, 2016

Drejtori sportiv i Borussia Monchengladbachut, Max Eberl, ka mohuar spekulimet se Arsenali ka bërë një ofertë për transferimin e Granit Xhakës.

Të mërkurën, mediat gjermane kanë raportuar se “Topçinjtë” janë shumë afër mesfushorit shqiptar të Zvicrës, por duke folur për “Kicker”, Eberl ka thënë se klubi do ta ketë të vështirë ta mbajë lojtarin, por akoma nuk ka marrë një ofertë për të.

“Nuk ka asnjë ofertë zyrtare. Por Granit Xhaka është çështje. Është e qartë se ka zgjuar interesim të shumë klubeve tjera. Do të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Eberl.

“Sky Sports” raporton se Xhaka më parë kishte pranuar se ëndërron që një ditë të luajë në Premier Ligë.

“Do të isha i kënaqur nëse e ardhmja ime për sezonin e ardhshëm vendoset para Euro 2016”, kishte thënë 23-vjeçari.