Pse nuk i dëgjojmë të rrahurat e zemrës?

Zemra bën vazhdimisht “bum-bum”, një tingull që tregon se muskuli i madh në mes të gjoksit tuaj është duke punuar dhe duke pompuar gjak në trupin tuaj.

Por, vetëm nëse vraponi shumë apo ushtroni shumë, përndryshe nuk mund ta dëgjoni zemrën duke rrahur.

Përderisa është natyrisht e mundur që ta dëgjoni atë, një hulumtim i ri sugjeron se truri ynë ia ndal vëllimin tingullit të rrahjes së zemrës, për të parandaluar ndërhyrjen në informatat e shqisave tona.

Hulumtuesit në ‘Ecole Polytechnique Federale de Lausanne’ në Zvicër gjetën se kjo bëhet nga një pjesë e veçantë e trurit. “Truri në vetvete vendosë se për cilat informata duhet t’ju njoftojë”, tha Roy Salomon, një neuroshkencëtar në EPFL.

Skanimet në tru treguan se truri filtron rrahjet e zemrës për të na ndihmuar që të fokusohemi në informacione të shqisave.

Temat
Shëndet

Të afërta