Lajme

Preteni: Në fillim të qershorit publikohet pasuria e zyrtarëve shtetërorë

By Emanuel Demaj

May 12, 2016

Pasuria e 4390 zyrtarëve të lartë shtetërorë që kanë obligim të deklarojnë pasurinë e tyre me ligj në Agjencinë Kundërkorrupsionit, do të dihet në fillim të qershorit. Kështu ka bvërë të ditur për Botapress, Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundërkorrupsionit të Kosovës, i pyetur se kur do të publikohet pasura e zyrtarëve të lartë të shtetit për vitin 2016.

Sipas Ligjit Nr. 04/L -228 Për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, të miratuar nga Kuvendit i Kosovës, janë gjithsjet 4390 zyrtarë që kanë obligim deri më 31 mars të çdo fillim viti të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës.

Deri më tash AKK ka bërë disa padi dhe denoncime gjyqësore kundër atyre zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre në këtë Institucion sipas detyrimit ligjor