Pozita nuk ngutet me demarkacion, opozita paralajmëron bllokadë

Kriteri i vënë nga Komisioni Evropian që Kosova ta ketë ratifikuar Marrëveshjen për demarkacion para se BE-ja të marrë vendimin final për vizat, nuk ka ndikuar në përshpejtim të këtij procesi.

Qeveria e Kosovës nuk ka treguar se kur do ta procedojë marrëveshjen për ratifikim. Në asnjërën prej dy seancave të cilat janë caktuar të mbahen këtë muaj, në rend dite nuk është edhe ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, shkruan sot Koha Ditore.

Në Qeverinë e Kosovës, e cila duhet t’i propozojë Kuvendit ratifikimin e Projektligjit për demarkacionin, kanë thënë se kjo çështje do t’i dërgohet institucionit ligjvënës në afatin më optimal dhe në koordinim me faktorët e tjerë.

“Sa i takon çështjes së ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, për këtë çështje do të vendoset në Kuvendin e Republikës së Kosovës në koordinim me faktorët relevantë politikë e institucionalë, brenda një afati optimal”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së kryeministrit dërguar gazetës.

Temat
LajmeVend

Të afërta