Pastruesi përdhunon 30 fëmijë nga Siria në një kamp refugjatësh në Turqi

Të paktën 30 fëmijë sirianë janë përdhunuar në një kamp refugjatësh në pjesën juglindore të Turqisë, ku kohë më parë kancelaria gjermane Angela Merkel dhe ish-kryeministri turk Ahmet Davutoglu kishin vizituar së bashku këtë vend, raportojnë mediat turke.

E përditshmja turke “BirGun”, ka shkruar se pastruesi kishte përdhunuar në kamp 30 djem të moshës 8 deri në 12 dhjet, nga shtatori i vitit të kaluar e deri më tani, transmeton Telegrafi.

Përdhunuesi me inicialet E.E. raportohet se kishte paguar për këto “shërbime” nga dy deri në pesë lira turke (0.68 deri në 1.69 dollarë).

Por e vërteta doli në dritë kur familjarë e tetë fëmijëve ngritën padi, dhe kur personeli ushtarak kishte vërejtur se E.E. po i dërgonte fëmijët në disa zona të caktuara të kampit, ku nuk kishte kamera të sigurisë të instaluara.

Por fëmijët më vonë kanë folur në detajet se si janë përdhunuar nëpër tualete.

Ndërkaq, gjatë hetimeve, E.E. ka pranuar se kishte bindur fëmijët që të kenë marrëdhënie seksuale në këmbim me para. Ai tani është arrestuar dhe pritet të dal para gjyqit. /Telegrafi/

Temat
BotëLajme

Të afërta