“N’sqep”, çerdhja në Prishtinë që ofron shërbime pas orës 17:00

Qytetit i Prishtinës kohëve të fundit është bërë edhe me një çerdhe për fëmijë e cila ofron përkujdesje pas orës 17:00, si dhe gjatë vikendit.

Bëhet fjalë për çerdhen “N’sqep” e cila gjendet në lagjen Bregu i Diellit.

Menda Zymberi, njëra nga themelueset ka thënë për Telegrafin se ideja që kjo çerdhe që të punojë pas orës 17:00 ka lindur si rezultat se shumica e prindërve punojnë edhe pas këtij orari.

“N’sqep”, përpos përkujdesjes së fëmijëve ofron edhe dërgimin dhe marrjen e fëmijëve nga kopshtet tjera dhe shkollat.

Temat
LajmeVend

Të afërta