Ndodhi edhe në BBC: Shkoi për të kërkuar punë, e futën në emision Live (Video)

Tekniku i kompjuterëve, Guy Goma, para dhjetë vitesh kishte shkuar për të kërkuar punë në televizionin e famshëm britanik, BBC, transmeton Telegrafi.

Dhe ajo që i kishte ndodhur atij, rrallë kujt mund ti ndodh!

Goma, pas mbërritjes në selinë e BBC-së në Londër, për një intervistë për punë në departamentin e TI-së më 8 maj 2006, ishte gabuar për një mysafir në studio, dhe u fut në një transmetim Live.

Por zoti Goma, i cili ishte identifikuar gabimisht në shtyp si një shofer taksie, ishte me të vërtetë në BBC për një intervistë pune.

Goma tha se paraqitja para kamerave ishte shumë e sikletshme dhe ishte habitur se pse pyetjet nuk kishin të bënin me vendin e punës për të cilin kishte aplikuar.

Temat
Fun

Të afërta