Militantët e ISIS-it vrasin 10 ushtarë në Jemen

Burimet ushtarake kanë bërë të ditur se sot në qytetin jugor të Jemenit, Mukalla, janë vrarë të paktën 10 ushtarë, nga tri sulme që ndodhën në bazat e ushtrisë.

Njëri nga sulmet e shkaktoi një bombë vetëvrasëse, e cila gjendej në një veturë, përgjegjësinë për të cilin e morri grupi terrorist “ISIS.

Qyteti i Makulles ishte mbajtur nga militantët e Al-Kaidës deri para një muaji, kur ishte rimarrë nga forcat pro-qeveritare.

Sulmet ndodhën disa orë para se kryeministri i Jemenit, të shkonte për vizitë në atë qytet.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se dy shpërthime janë raportuar në selinë ushtarake të qytetit, ndërsa një nga sulmet në një bazë detare në periferi të qytetit të Makulles.

Shpërthimet u pasuan nga përleshje të ashpra mes militantëve të ISIS-it dhe forcave qeveritare, thonë zyrtarët.

Baza e grupit terrorist ISIS në Jemen, në një deklaratë të postuar në internet, bëri të ditur se njëri nga militantët e saj ka kryer sulmin në bazën detare.

Temat
BotëLajme

Të afërta