KOSOVA KA NEVOJË PËR ALTERNATIVË QEVERISËSE DHE GJENERATË TË RE POLITIKANËSH , E JO NJERËZ GRYKËS PËR PUSHTET!

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Protesta e 14 maj mund t’u ekspozohet dy modeleve diametralisht të kundërta;

1. Njërin, të aplikativitetit masiv në publikun e gjerë, gjë që shoqëria kosovare realisht do të mund të futej në spiralen e rritjes së pakënaqësisë…deri ne pikën kritike të;
a) fillimit të ndryshimit të mentalitetit abstenues e konformist të qytetarisë, ndaj zhvillimeve dhe proceseve aktuale mediokre të stilit “aksham pazar”!
b) kuptimit të vërtetë, të mundësive për ta ndryshuar gjendjen, duke amputuar kritere dhe koncepte të reja sociale, politike, menagjeriale ekonomike, etj.
c) krijimit të konditave për një lidership të ri, pra edhe alternative që do e ngadalësonte trendin negativ dhe degradues që i dhanë pa dallim gjitha elitat (lexo: subjektet) e pasluftës Kosovës.
d) ndërtimit të “syrit të tretë” për të gjykuar dhe vepruar me logjikën e respektimit të ligjit dhe normave morale dhe sosh sociale.

2. Tjetrën situatë signifigative, që mund ta prodhoj mosmasivizimi, apo të themi edhe dështimit të plotë të protestës (rrezik ky për mendimin tim u rri si “shpata e Demokleut”) nga ana e organizatorëve.
Dështimi, si mundësi do ta;
a) fragmentarizonte definitivisht qasjen opozitare me këto tri subjekte opozitare
b) konvertonte pakënaqësinë kah një alternativë, pse jo kah një subjekt të ri politik (me; ide, vizion, platformë dhe koncept të ri social e ekonomik) që din, mund dhe e realizon atë që premton!
c) profilizonte, apo të paktën ta mobilizonte secilin subjekt (duke përfshirë këtu edhe partitë qeverisëse) për nevojën e rishqyrtimit të; programeve, statuteve dhe resurseve njerëzore, në mënyrë që petku ideologjikë të portretizohet më qartë. Edhe për shkak, se kapitalizmi “made in Albanicus”; në gjithë këto vite, ka “prodhuar” kastën, shtresën apo klasën e borgjezëve (anipse të katapultuar nga politika!) të rinj, të cilët tashmë kanë krijuar edhe terrenin e akomodimit me rrethanat e reja; sociale, politike e sidomos ekonomike…!

3. Suma sumarum, si njëri ashtu edhe modeli tjetër, janë padyshim të shëndetshëm dhe një dëshmi e re sociale për nevojën e demokratizimit (të munguar gjithë këto vite!) të vendit, i cili në gjitha këto vitet e pasluftës ka vuajt nga improvizimet, akomodimet dhe imitimet e zbehta strukturore, sociale, politike, ekonomike, e sidomos sosh kulturore!

Temat
Opinione

Të afërta