Kinë, 66 të vdekur pas shirave të rrëmbyer në jug të vendit

Të paktën 66 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi shira të rrëmbyer shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke në jug, lindje dhe juglindje të vendit, njoftoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve, HSINHUA.

”Më shumë se 95 000 persona u evakuuan nga zonat e prekura”, shtoi agjencia.

”Nga shirat u shembën 5200 shtëpi, ndërkohë që 74000 të tjera u dëmtuan rëndë”, theksoi ajo duke cituar Ministrinë kineze të Çështjeve Civile.

”Humbjet ekonomike nga këto shira vlerësohen në 814 milionë dollarë”, tha ministria e sipërcituar. /kp/

Temat
BotëLajme

Të afërta