Kadaj-Bujupi: Sa vlen reforma në drejtësi kur ajo bëhet nga kriminelët

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit Hashim Thaçi për ndryshime në kodin penal të Kosovës, duke pyetur se sa mund të vlej reforma në drejtësi, ku ajo bëhet nga kriminelët.

“Sa do të vlejë reforma në drejtësi kur kjo reformë bëhet nga kriminelët? Hashimi Thaçi deri sot, çdo ditë ne karrierën e tij veproi për ta inkorporuar krimin në politikë, si nevojë për ta luftuar rivalin; prej moszbatimit të ligjeve për zgjedhjet (si pasoië erdhi ne pushtet), ndërhyrjen ne emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve, kontrollin mbi ta përmes shantazhit dhe kërcënimit, duke krijuar sistem të korruptuar, dëmtimit të sovranitetit dhe integritetit te vendit, nënshtrimit ndaj Serbisë, servilizmit ndaj të huajve për te mbetur me çdo kusht në pushtet”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në Facebook.

Me tutje ajo ka shkruar se paralajmërimi i Thaçit për ndryshime ne Kodin Penal, vie pas hedhjes poshtë të aktakuzave ndaj deputetëve të opozitës.

“Ndërsa sot, kur çuditërisht Gjykata konfirmoi mos-hedhjen poshtë te aktakuzës ndaj deputetëve te opozitës, Hashimi del me kërcenim paralajmërues për ndryshim te Kodit. Duke harruar se ka konflikt interesi, pasi ka shumë llogari të papaguara para drejtësisë!”, ka shtuar ajo.

Temat
LajmeVend

Të afërta