Botë

James Rodriguez takime të fshehta me zyrtarët e Juventusit

By Emanuel Demaj

May 12, 2016

James Rodriguez raportohet se këtë verë pritet të largohet nga Real Madridi.

Interesim për të kanë shprehur disa klube angleze, por që kolumbiani raportohet se i ka sytë drejt Serie A.

Kolumbiani raportohet se ka mbajtur edhe disa takime të fshehta me drejtuesit e Juventusit.

Madje, sulmuesi pritet që në hapjen e afatit kalimtar veror të kompletojë transferimin te kampioni i Serie A.

Për Rodriguezin kanë shprehur interesim edhe skuadra të tjera evropiane të tilla si Arsenal dhe Manchester United.