Golden State në finale të Konferencës Perëndimore (Video)

Golden State Warriors është finalist për herën e dytë radhazi në Konferencën Perëndimore.

Warriors triumfuan kundër Portland TrailBlazers me rezultat prej 125: 121, përkatësisht arritën ne fitoren e katërt kundrejt një humbje, e cila i mundëson të paraqiten në finalen e perëndimit.

Klay Thompson realizoi 33 pikë, duke shënuar gjashtë treshe, ndërsa Stephen Curry shtoi 29 pikë dhe një trepikësh 25 sekonda para përfundimit të takimit, e cila vulosi edhe fatin e ndeshjes kundër Blazers.

Në fakt, Cury ka shënuar pesë treshe dhe kishte 11 asistime, pas rikthimit në parket shkaku i problemeve me gjurin, raporton Telegrafi.

Dremond Green realizoi ‘double-double’ në saje të 13 pikëve, 11 kërcimeve dhe 6 asistimeve.

Të Blazers, basketbollisti më efikas ishte Damien Lillard, i cili shënoi 28 pikë dhe pati 7 kërcime dhe po aq asistime, ndërsa CJ McCallum shënoi 27 pikë dhe kishte 8 kërcime.

Në Konferencën Lindore, Toronto Raptors triumfoi kundër Miami Heat me rezultat 99-91 dhe tani është një fitore larg hapit të fundit për të shkruar histori.

Skuadra kanadeze udhëheq në seri 3:2 dhe në rast të fitores së katërt, atëherë do të ishte për herë të parë në finale të Konferencës Lindore. /Telegrafi/

Temat
BotëSport

Të afërta