Galaxy Tab A 10.1 gati për në treg(FOTO)

Samsung ka bërë prezantimin zyrtar të tabletit të tij më të ri Galaxy Tab A 10.1.

Prezantimi i tij është bërë në Gjermani, ai vjen vjen me një ekran me diagonalen prej 10.1 inç që ka një rezolucion prej 1920 x 1200 pikselëve dhe pajisja është mundësuar nga një procesor okta core dhe vjen me 2GB RAM.

Tableti përmban kamerën e pasme me 8MP me auto fokus, një blic dhe një aperture F1.9, mundësinë e incizimit të videove në Full HD në 1080 në 30 korniza për sekondë. Në pjesën e përparme tableti ka një kamera me 2MP me F2 .2 aperture, si dhe lidhjen për 4G LTE.

Samsung-Galaxy-Tab-A-10.1-LTE_(SM-T585)_black_front

Temat
Teknologji

Të afërta