Botë

Futbollistët më të pasur në botë për 2015 sipas Forbes

By Haxhi Krasniqi

May 12, 2016

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i paguar i vitit 2015.

Ylli i Real Madridit përveçse po kalon momente të mira në fushën e gjelbër, ka shumë sukses edhe jashtë saj.

Sipas Forbes, Ronaldo është futbollisti më i paguar në botë për vitin 2015, ku ka përfituar 71 milionë euro.

Në vendin e dytë është Lionel Messi me 7 milionë më pak (67 milionë euro), ndërsa në vendin e tretë është Zlatan Ibrahimovic me 32 milionë.

Në fund të listes gjenden edhe Neymar me 31 milionë, Gareth Bale me 29 milionë, Luis Suarez me 20 dhe James Rodriguez me 18 milionë euro.