Edhe sot seanca për grupin “Drenica 1”

Në Gjykatën e Apelit edhe sot do të mbahet seancë për grupin “Drenica 1”. Sot është paraparë që të paraqesin argumentet e tyre mbrojtësit e të akuzuarve Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari dhe Sabit Geci.

Në seancën që është mbajtur dje deklaratat e tyre i ka dhënë prokurori i Apelit Claudio Paul dhe avokati i Jahir Demakut, Mexhit Syla.

Avokati Syla, ka thënë se ankesa e prokurorit është skajshmërisht e paqëndrueshme dhe kërkoi që si e tillë të refuzohet duke analizuar kërkesën e prokurorit special në tërësi dhe përgjigjet dhe mendimin e dhënë nga prokurori i Apelit.

Prokurori kërkoi që aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës që u dha në muajin maj të viti të kaluar të modifikohet, në mënyrë që dënimi për Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin të jetë më i lartë.

Ndërsa, kryetari i kryetari i trupi gjykues, Roman Rabt paraqiti raportin e tij në të cilin përfshihej aktakuza për të gjithë të akuzuarit dhe ankesat e bëra nga prokurori i rastit dhe avokatët e të akuzuarve, me të cilat ky rast ka shkuar në Apel.

Gjykata e Apelit ka hapur seancë pas anke sës së palës mbrojtëse dhe prokurorit në lidhje me vendimin e shkallës së parë për të akuzuarit në rastin “Drenica”.

Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka dënuar me burg 15 të akuzuarit e Grupit të Drenicës për krime lufte./KP/

Temat
LajmeVend

Të afërta