BMW M3 siç nuk e keni parë ndonjëherë (FOTO)

Kompania gjermane që merret me modifikimin e makinave Fostla, i ka dhënë një pamje më shkëlqyese ndonjëherë modelit E92 BMW M3.

Pjesë e këtij modifikimi është paketa nga fibra të karbonit për aerodinamikën, duke përfshirë mbrojtësin e përparmë, kapakun e motorit, mbrojtësit anësorë, spoilerin e pasmë, maskën e përparme me ngjyrë të zezë si dhe pasqyrat.

Po ashtu ky M3 Coupe tani posedon edhe set të rrotave GTS me diametër prej 20-inç e me ngjyrë gri Breyton.

Me motor me kapacitet prej 420 kuaj fuqi, ky M3 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 4,8 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 250 km/h.

Ndërkohë përsa i përket çmimit të paketës për aerodinamikën dhe ngjyrës së eksterierit është rreth 14 mijë euro.

Temat
Teknologji

Të afërta