Lajme

Veseli: Mitrovica, vend i dijes dhe sakrificës

By Emanuel Demaj

May 11, 2016

Ai e ka konsideruar këtë shkollë si vatër të dijes që nxori shumë doktor, inxhinier, mësues e profesorë, transmeton lajmi.net Ndër të tjera, Veseli e konsideron Mitrovicën si vend të dijes, punës dhe sakrificës. Postimi i plotë i Veselit: Mitrovica sot përkujton 70 vjetorin e themelimit të gjimnazit “Frang Bardhi”. Nga e tërë Kosova shkuam që ta përkujtojmë këtë vatër të dijes, që nga gjiri i saj nxori shumë doktor, inxhinier, mësues e profesor. Ky gjimnaz mban emrin e një heroi të veçantë, i cili në kohët më të vështira e kultivoi gjuhën shqipe. Mitrovica gjithmonë do të mbahet mend si vend i dijes, punës dhe sakrificës për ta shtyrë Kosovën përpara. K.V