UNMIK-u ngre kapacitetet në fushën e sundimit të ligjit

UNMIK-u ngre kapacitetet në fushën e sundimit të ligjit

Misioni i UNMIK-ut do t’i rrisë kapacitetet e veta në fushën e sundimit të rendit e ligjit në Kosovë.

Në raportin buxhetor për periudhën korrik 2016 – qershor 2017, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka paraparë racionalizim dhe modernizim të misionit të UNMIK-ut, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo do të çojë në reduktim të stafit krahasuar me periudhën 2015/16. Por, ashtu siç ka raportuar gazeta javë më parë, UNMIK-u do t’i forcojë kapacitetet në segmentin e drejtësisë dhe të fushën e të drejtave të njeriut. Buxheti dedikuar Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për periudhën nga 1 korriku 2016 deri më 30 qershor 2017, është caktuar të jetë 36 milionë e 486 mijë e 900 dollarë.

Kuleta e OKB-së parashikon mbulimin e shpenzimeve për 8 vëzhgues ushtarakë, 9 zyrtarë policorë të Kombeve të Bashkuara, staf ndërkombëtar prej 109 personash, staf vendor – 219 persona dhe 24 vullnetarë të Kombeve të Bashkuara.

Temat
LajmeVend

Të afërta