Botë

Tottenham ofron 45 milionë euro për yllin e Atleticos

By Haxhi Krasniqi

May 11, 2016

Tottenham Hotspur ka bërë ofertë zyrtare për Saul Ninguez.

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino e dëshiron në skuadrën e tij mesfushorin spanjoll të Atletico Madridit, Saul Ninguez.

Daily Mirror shkruan se, Tottenham tashmë ka biseduar edhe me lojtarin, të cilit i ja ofruar 6 milionë euro në sezon, ndërsa Atleticos 45 milionë euro.

Tottenham do të ketë konkurrencë të fortë, pasi për Saul po interesohen edhe Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester United.