Për një vit 173 policë kosovarë kanë kryer vepra penale

Nga rreth 8 mijë policë që ka Policia e Kosovës (PK), vetëm gjatë vitit të kaluar janë ngritur procedura për shkelje disiplinore ndaj 1 mijë e 64 policëve, ndërsa ndaj 173 policëve janë iniciuar procedurat nën dyshimin e kryerjes së veprave penale.

Sipas të dhënave zyrtare të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), gjatë vitit 2015, ky institucion nga 173 raste me elemente të veprës penale, 108 ka dërguar me kallëzim penal nga Departamentet e Hetimeve në prokuroritë kompetente. Ndërkaq me raport të veçantë janë dërguar 53 raste, kurse 12 raste janë në proces të hetimit të bartura për vitin 2016. Në total ishin 220 punonjës të PK-së si subjekt i hetimit nga IPK-ja. Ndërsa, janë 62 vepra penale me elemente të korrupsionit dhe veprave tjera kundër detyrës zyrtare, raporton KosovaPress.
Gjithashtu, gjatë gjithë vitit, IPK-ja ka ndërmarrë masa dhe rekomandime që kanë quar në 3 arrestime, 39 rekomandime për suspendime dhe 11 rekomandime për transferime.

Zëdhënësi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Arbër Beka, tha për KosovaPress se numri i ankesave ndaj policëve të PK-së në vitin 2015 ka qenë më i vogël në rapo rt me vitin 2014

1-81

Derisa tregoi numrin e policëve ndaj të cilëve janë ngritur procedura për shkelje disiplinore dhe për kryerje të veprave penale, Beka tha se suspendimi i zyrtarëve policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Veri të Mitrovicës tregon se nuk bëhet ndonjë dallim i zyrtarëve mbi përkatësinë etnike.

“Gjatë vitit 2015 Inspektorati Policor i Kosovës në kuadër të mandatit ligjor ka trajtuar 1mijë e 237 ankesa. Fatmirësisht shumica nga to kanë qenë me elemente të shkelje disiplinore ose shkelje të lehta disiplinore të cilat nuk janë trajtuar në inspektorat, derisa një përqindje e vogël kanë mbetur për tu trajtuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, më saktësisht nga Departamenti i Hetimeve. Gjithsej kanë qenë 173 raste me elemente të veprës pen ale, të cilat janë trajtuar nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të ngushtë edhe me prokurorët kompetent. Mund ta them se vetëm në fillim të vitit ka pasur rreth 13 zyrtarë nga Drejtoria Rajonale e Veriut që kanë qenë të suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor për shkak se dyshimit se të njëjtit kanë kryer shkelje disiplinore ose vepër penale. Kjo nënkupton që nuk bëhet ndonjë dallim mbi bazat të themi se cilit komunitet i takon”, tha ai.

Ndërsa, për ekspertin e sigurisë, Burim Ramadanin ky numër i policëve ndaj të cilëve është iniciuar procedurë disiplinore është alarmues për institucionin e Policisë dhe për të gjitha institucionet që i udhëheqin dhe e mbikëqyrin PK-në.

Ai tha për KosovaPress se këto shifra tregojnë që Policia e Kosovës nuk ka përgatitje të duhur profesionale dhe se mu ngojnë trajnimet për këta policë.

Ramdani tha se më alarmues është fakti se vetëm nga viti 2012 deri në vitin 2014 mbi pesë mijë policë kanë kaluar nëpër procedura disiplinore, derisa tha se këto procedura kanë disa pasoja gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga këta policë.

“Shifrat mbi 1mijë vetëm gjatë viti 2015 tregojnë për një mospërgatitje profesionale të duhur të zyrtarëve policor që të mos bien ndesh me rregullat, ligjet dhe procedurat e brendshëm të operimit policor. Në të njëjtën kohë tregojnë për një nevojë të domosdoshme për vazhdimin apo forcimin e trajnimeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës, jo vetëm trajnimin e atyre që janë duke bërë policë, por trajnime të vazhdueshme për të gjithë strukturën e Policisë gjatë tërë kohës edhe gjatë kohës kur jan ë në detyrë zyrtare. Elementi i dytë, është po ashtu shifër shqetësuese dhe alarmuese për faktin se gjatë tri viteve paraprake, 2012 deri në 2014, diku rreth 5 mijë e 300 policë po ashtu kanë kaluar nëpër procedura disiplinore. Kjo del se kanë qenë më shumë se dy të tretat e policëve në procedura disiplinore.
Këtu mund të ketë pasoja dhe pasojat kryesore është se ata zyrtarë policor të cilët janë nën procedura disiplinore logjikisht nuk janë në gjendje të plotë t’i kryejnë detyrat e veta në mënyrë më profesionale, edhe për shkak të kujdesit të mos përsëritjes së gabimit dhe për shkak të presionit ose stresit që mund të kenë nga procedura disiplinore”, tha ai.

Mirëpo, sipas Burim Ramadanit edhe përkundër këtyre shifrave, Policia e Kosovës vazhdon të jetë një prej institucioneve më të mira në Kosovë. Po në aspektin e profesionalizimit, elementi kryesor që mbetet është neutraliteti, një pjes? ? për të cilën Policia e Kosovës duhet të punojë shumë më shumë se sa ka arritur, tha Ramandai.

Ai vlerëson se Policia e Kosovës është larg arritjes së nivelit profesional dhe është larg të qenit në mënyrë të plotë aktive në sistemin që e veçon, atë të policimit demokratik.

“Normalisht që nuk mund të krahasohet me një ose dy polici në rajon të cilat kryesisht vuajnë nga komunizmi dhe kaluara hegjemonie, por definitivisht është goxha larg prej arritjes së nivelit profesional që i duhet një policie që synon policimin demokratik sepse policimi demokratik është ajo fryma ose filozofia policore e cila e dallon Policinë e Kosovës prej policive të rajonit dhe këtu definitivisht policimi në bashkësi dhe policia e udhëhequr nga inteligjenca janë këtu dy projekte për të cilat Policia nuk k a arritur t’i funksionalizojë në mënyrën e duhur. Madje, raporti i progresit të Komisionit Evropian ka dhënë gjithmonë kritika në këto dy procese reformuese. Thjeshtë ose me një fjali, Policia e Kosovës është larg të qenit në mënyrë të plotë në një policim demokratik, por është dukshëm më mirë se disa prej policive të rajonit”, tha ai.

Përndryshe, gjatë vitit 2015, IPK ka proceduar 192 kërkesa për zotim të mjeteve buxhetore, në vlerë prej 397,866.36€ si dhe 289 ekzekutime të lëndëve financiare në vlerë prej 268,108.13€ , duke mos llogaritur shpenzimet e krijuara nga Kategoria Ekonomike e Pagave dhe Mëditjeve, ngase mënyra e procedimit të tyre dallon nga Kategoritë e tjera.

Temat
LajmeVend

Të afërta