Botë

Nuk ndalet kampioni, fitojnë edhe Hajvalia e Trepça ’89 (Foto)

By Haxhi Krasniqi

May 11, 2016

Kampioni i Superligës së Kosovës në Futboll, Feronikeli, ka arritur një tjetër fitore në xhiron e 31’të, duke e mposhtur 2:1 Llapin.

Tashmë me titullin në xhep tre xhiro para përfundimit të kampionatit, Feronikeli ka marrë tri pikë të tjera. Ekipi i Afrim Tovërlanit e mposhti 2:1 Llapin.

Për 1:0 shënoi Mark Milicaj në minutën e 73’të, Llapi barazoi 1:1 përmes Egzon Sinanit dy minuta më vonë, derisa golin e fitores e shënoi Përparim Livoreka në minutën e 85’të.

Fitore ka arritur edhe Hajvalia që e mposhti Gjilanin 3:1, derisa Trepça ’89 shkatërroi si mysafirë Dritën duke e mposhtur me rezultat 0:4.

Këto janë rezultatet dhe renditja pas xhiros së 31’të.