KE e shqetësuar nga sjellja e policisë së Maqedonisë ndaj refugjatëve

Këshilli i Evropës është i shqetësuar për shkak të akuzuarve për tretmanin e keq ndaj refugjatëve nga ana e policëve maqedonas në kufirin me Greqinë dhe është për sjelljen më të mirë të atyre policëve, thuhet në raportin e publikuar sot.

Deputeti special i sekretariatit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës për refugjat që ishte në Misionin në Greqi dhe Maqedoni gjatë muajit mars, shpreh shqetësimin për shkak të “akuzave për veprimin e keq të policisë në kufirin maqedonas”, transmeton TetovaSot.

Këshilli i Evropës rekomandon qeveritarët e Maqedonisë për ta përshtatur këtë personel me qëllim që të garantojnë se “kufiri me Greqinë mbikëqyret në pajtueshmëri me obligimet e vendit në respektimin e të drejtave të njeriut”, thuhet në raportin e dërguar Maqedonisë në lidhje me këtë problematikë.

Temat
LajmeVend

Të afërta