“Kam nevojë” një ndër këngët më të dëgjuara, dhe më frymëzuese të momentit

Klikimet e arritura në kanalin “Youtube”, nuk janë gjithçka por ditët e sotme këto klikime në një formë i hedhin suksesin apo mos-suksesin një kënge.

Alban Skenderaj, këto ditë ka sjellur një bashkëpunim aspak të pritur me reperin Elinel.

Dyshja përmes kësaj kënge ka arritur, që të shfaq dy anë të njeriut, atë kur ndihet i mllefosur dhe i pa frymësuar, dhe atë kur ndihet i frymëzuar dhe kërkon për më tepër.

Këngëtarët njihen për tekste dhe këngë shumë të ndryshme, por Albani gjithmonë ka arritur që me këngët e tij të frymësoje shumë njerëz teksa Elinel, është njohur për një rep të veçantë.

Kënga e tyre ka arritur rreth 883 mijë klikime për pak ditë, dhe është shpërndarë shumë në rrjetet sociale, kështu duke u shndërruar ndër këngët më të dëgjuara.

Sigurisht, se ai ka pasur edhe disa kritika për mënyrën e realizimit të videoklip por videoklipi nuk është realizuar nga dyshja e gjithçka duke filluar nga teksti, muzika e çdo gjë tjetër në këngë është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme./Indeksonline/

Temat
Showbiz

Të afërta