Ja kur ka bërë seks për herë të fundit Xhensila

Xhensila Myrtezaj ka folur në një intervistë për peripecitë e jetës së saj.

Ajo flet për jetën private, por heziton për jetën seksuale.

Hera e fundit që je mërzitur?

Kam parë disa fotografi mbrëmë të një zonje që ishte braktisur nga fëmijët dhe jetonte në rrugë. Më preku në shpirt!

Zënka e fundit që ke bërë?

S’e mbaj mend realisht.

Hera e fundit që ke dëgjuar një thashethem për veten?

Çdo ditë dëgjoj ndonjë gjë ndryshe për veten. Njerëzit që s’kanë se me çfarë të merren kanë një fantazi të paparë.

Hera e fundit që ke fjetur me pizhama?

Mbrëmë.

Hera e fundit që ke folur fjalë të pista?

Nuk para ndodh që të shaj me fjalë shumë të pista, por në trafik na shpëton ndonjë fjalë jo dhe aq e pistë pa dashje.

Kur të kanë gënjyer për herë të fundit?

Gjëja që urrej më shumë është gënjeshtra. Mundohem që njerëzit që gënjejnë t’i mbaj sa më larg vetes.

Hera e fundit që ke shpenzuar para?

Kjo është pyetje retorike, çdo ditë shpenzoj para.

Hera e fundit që ke vjedhur?

Kurrë. Është vesi më i shëmtuar që mund të ketë një person.

Hera e fundit që të kanë vjedhur?

Para disa vitesh më kanë vjedhur telefonin. Nuk më kishte ndodhur
ndonjëherë më parë. Ka qenë rasti i parë dhe uroj të jetë dhe i fundit!

Hera e fundit që ke shkuar te estetistja dhe pse?

Sot, pasi preva flokët.

Çmenduria e fundit që ke bërë?

Nuk shquhem për çmendurira.

Kur ke bërë seks për herë të fundit?

Më vjen keq, por më duket pyetje anormale për mua.

Temat
Showbiz

Të afërta