Gentian Gojani dhe Orkestri Akord me albumin “Do t’këndoj për ju”

Këtë javë këngëtari i njohur i muzikës popullore Gentian Gojani dhe Orkestri Akord nxorrën në shitje albumin e tyre më të ri “live” të titulluar “Do t’këndoj për ju”.

Albumi përmban gjithsej 14 këngë të dëgjuara dhe të përpunuara nga Gentiani dhe Akord.

Rreth 80% të këngëve janë ritmike dhe siq thekson Gentiani janë mjaft të përshtatshme për ahengjet familjare sepse janë shumë festive.

Për fotot e kopertinës së albumit është përkujdesur fotografi i njohur Veton Osmani dhe për dizajnin Agron Rexha.Albumi gjendet kudo nëpër pikat e shitjes në Kosovë dhe Maqedoni.

Gentiani dhe Orkestri Akord tani janë afër sezonit veror ku po i presin shumë dasma dhe ahengje familjare.

Temat
Showbiz

Të afërta