Courtois dëshiron ta lë Chelsean, e do gjiganti spanjoll

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, nuk pëlqehet shumë nga trajneri i ri Antonio Conte.

Belgu ka kërkuar largimin nga skuadra londineze dhe kërkesat për të nuk janë të pakta.

Skuadra më e interesuar mbetet Real Madridi që e do më ngul portierin.

Kalimi i Courtois te Reali do të bënte që tifozët e Atleticos të mos e presin mirë.

Courtois kishte ruajtur portën e Atleticos për disa vite, si huazim nga Chelsea.

Temat
BotëSport

Të afërta