Bulevardin ‘Bill Clinton’ në Prishtinë e vërshon uji (Video)

Një gyp i ujit ka shpërthyer sot në Bulevardin “Bill Clinton”. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit dhe është derdhur një sasi e konsiderueshme e ujit.

Por ky defekt nuk do të ndikoj në furnizimin me ujë të banorëve në atë pjesë, njofton Klan Kosova. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe Arjeta Mjeku, zëdhënësja për informim në Ujësjellësin “Prishtinë” . “Nuk ndikon kjo që të çrregullohet furnizimi me ujë”. “Ne e kemi ndal ujin, tashti jemi duke e pastruar terrenin dhe pas një orë ekipet do të fillojnë të punojnë në rregullimin e këtij problem.

Temat
LajmeVend

Të afërta