Alaba mund të transferohet te Barcelona

Është raportuar se mbrojtësi i klubit të Bayernit, David Alaba ka pranuar të transferohet tek gjiganti spanjoll, Barcelona.

El Mundo Deportivo ka raportuar se reprezentuesi gjerman ka dëshirë transferimin e tij në Spanjë.

Mirëpo me kusht që reprezentuesi austriak tek blaugranasit të luajë në mesfushë.

Në anën tjetër përpos mbrojtësit të majtë, rolit të mesfushorit, David Alaba ka mundësi të luajë edhe në qendër të mbrojtjes.

Ky transferim pritet të përfundojë gjatë afatit kalimtar veror.

Temat
BotëSport

Të afërta