Veteranët nuk pranojnë ulje të kompensimit, paralajmërojnë protesta të dhunshme

Veteranët dhe Invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të themelojë një komision të pavarur, i cili do të merret me pastrimin e listave të veteranëve të UCK-së.

Ata thonë se është përgjegjësi e Qeverisë që është dyfishuar numri veteranëve dhe invalidëve të luftës.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka shprehur bindjen se në rast se do të ketë ndryshime në pensione dhe në Ligjin për veteranët do të ketë protesta më të dhunshme.

Ai thotë se situata mund të eskalojë ngase në asnjë formë nuk do të pranojnë ulje pensionesh.

Qeriqi ndër tjerash ka thënë se do të kërkojnë që të ndryshohet ligji për veteranët dhe të rriten pensionet e tyre, ngase siç tha ai nuk mund të barazohet një veteran i luftës me atë që nuk ka qenë në luftë.

E, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë për Tribuna Channel se janë në pritje të listave përfundimtare nga komisioni qeveritar.

Ai ka thënë se do të mundohen të gjendet një zgjidhje e favorshme për të gjithë.

Temat
LajmeVend

Të afërta