UEFA e konfirmon gjyqtarin e finales së Championsit

UEFA e ka konfirmuar se gjyqtari anglez, Mark Clattenburg do të drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve.

UEFA edhe zyrtarisht ka njoftuar se gjyqtari anglez, Mark Clattenburg do të drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Ai në karrieren e tij ka drejtuar 6 finale në Ligën e Kampionëve, përfshirë këtu dy të Atleticos dhe një të Realit.

Ndërsa, gjyqtari suedez, Jonas Eriksson do të drejtojë finalen e Europa Leagues ndërmjet Liverpoolit dhe Sevillas.

Temat
BotëSport

Të afërta