Silva tregon sekretin e suksesit të këngës më të klikuar shqiptare

“Të ka lali shpirt” i publikuar tre vite më parë duket se nuk e ka humbur shkëlqimin, duke u kthyer në një hit të përmasave botërore.

Këngëtarja Silva Gunbardhi ka folur rreth këtij projekti për suksesin e të cilit ndihet e lumtur.

“Kënga merr 10 milion klikime çdo muaj, 180 milion klikime kishte në 25 prill dhe ja ku jemi sot, siç e keni venë edhe re edhe ju, ka më shumë se 190 milion klikime në You Tube. Ajo që më pëlqen dhe më motivon më shumë është që në You Tube mund të ketë këngë të këngëtareve shqiptar (si Rita Ora përshembull), por këngët e saj janë në anglisht ndërsa “Të ka lali shpirt” është në gjuhën shqip. Shumë fansa të mi (tashmë edhe në botë) e lidhin Shqipërinë me këngën “Të ka lali shpirt”, thotë këngëtarja simpatike.

E pyetur nëse njerëzit vazhdojnë ta kërkojnë ende në koncertet e saj, ajo shprehet se nuk janë vetëm shqiptarët por edhe publiku i huaj (kur këndon në vende jashtë shtetit), që mezi pret ta dëgjojë këtë këngë.

Sipas këngëtares ndërthurja e rrymave ka bërë këtë këngë të suksesshme na klikimet e së cilës ka fituar edhe para.

“Sigurisht që fitoj edhe nga klikimet. Ne kemi një kontratë me Arkivën Shqip që menaxhon këngën në YouTube, ku marrim secilën pjesën e tonë. Nëse klikimet do bëheshin vetëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, etj nuk do të kishim të ardhura, por kënga klikohet në Zvicër, Gjermani, Turqi, Arabi, etj dhe kështu që të ardhurat janë të mëdha. Megjithatë leku nuk është asgjë përballë vlerës që ajo këngë ka ër mua”, ka shtuar Silva.

Këngëtarja, e cila është bërë nënë për herë të parë para dhjetë muajve ka paralajmëruar dy këngë të reja së shpejti./Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta