Shtatë përfitimet shëndetësore që i sjell karota

Harroni pilulat për vitaminën A, sepse me konsumimin e karotës do të furnizoheni me vitaminë A dhe një mori të përfitimeve tjera shëndetësore të fuqishme, duke përfshirë lëkurën e bukur, parandalimin e kancerit dhe ngadalësimin e plakjes.

Përmirëson shikimin

Karotat janë te pasura me pigmentin beta-karotinë, i cili është i konvertuar në vitaminën A në mëlçi, transmeton Telegrafi.

Vitamina A është e transformuar ne rodopsinë, një pigment ngjyrë vjollcë i nevojshëm për vegim nate.

Një studim tregon se njerëzit që hanë sasi të mëdha të beta-karotinës kane një rrezik prej 40 për qind më të ulët të degjenerimit makular se ata që konsumojnë më pak.

Ndihmon në parandalimin e kancerit

Studimet kanë treguar që karota zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive, kancerit të gjirit dhe kancerit të zorrës së trashë.

Ngadalëson plakjen

Niveli i lartë i beta-karotinës vepron si një antioksidant në dëmtimin e qelizave që i është bërë trupit nëpërmjet metabolizmit të rregullt.

Kjo e ndihmon ngadalësimin e plakjes së qelizave.

Promovon një lëkurë te shëndetshme

Vitamina A dhe antioksidantët shërbejnë për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimi i diellit.

Mungesa e vitaminës A shkakton thatësi në lëkurë, në flokë dhe thonj.

Vitamina A parandalon rrudhjen e parakohshme, puçrrat ne fytyrë dhe lëkurën e thatë.

Ndihmon parandalimin e infeksionit

Karotat janë të njohura për parandalim e infeksioneve. Ato mund të përdoren në raste të prerjes dhe për lëndime te ndryshme.

Parandalon sëmundjet e zemrës

Studimet tregojnë se ushqimet e pasura me karotenoid janë të lidhura me rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Karotat kanë beta-karotinë, por edhe alfa-karotinë dhe luteinë.

Pastron trupin

Vitamina A ndihmon mëlçinë në shpëlarjen e toksinës nga trupi.

Ajo zvogëlon yndyra në mëlçi.

Fibrat e pranishme në karota ndihmojnë pastrimin e zorrës së trashë.

Temat
Shëndet

Të afërta