Rita Ora konfirmon largimin nga “X Factor”

Lajmin se nuk do të jetë më pjesë e “X Factor” e ka konfirmuar edhe vetë Rita Ora.

“Kam kaluar shkëlqyeshëm vitin e kaluar në X Factor dhe do të më mungoj ekipi”, ka shkruar ajo në Twitter.

Megjithëse nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së largimit nga ky spektakël, mësohet se prishja e raporteve me Simon Cowell është arsyeja që ajo braktisi karriken e jurisë.

Pjesë e këtij show Rita Ora ishte përgjatë një viti.

Temat
Showbiz

Të afërta