Pija magjike që rrafshon rrudhat për katër muaj

Këtë pije e ka shpikur NASA për mbrojtjen e astronautëve nga rrezatimi, ndërsa ka edhe efekte të pabesueshme në bukuri dhe shëndet.

Rezultatet e jashtëzakonshme të cilat në hulumtim i ka treguar pija e quajtur AS10, e zhvilluar në NASA për nevojat e mbrojtjes së astronautëve nga rrezatimi hapësinor do të mund të shkaktojnë revolucion të vërtetë në tregun e preparateve për përtëritje apo rinim.

Një gotë me 60 mililitra në ditë në afat prej katër muajsh, për një çmim ç’është e drejta goxha të lartë prej gati 150 eurosh në muaj mund t’jua rrafshojë rrudhat, t’jua largojë njollat nga dielli në lëkurë dhe t’ju rinojë për dhjetë vjet.

AS10-Bebida-NASA-capuaca

Pjesa më e mirë në këtë histori është që bëhet fjalë për preparatin natyral nga superpemët si acerola, acai dhe cupucaua,të cilat bashkë me një duzinë të llojeve të ndryshme të perimeve, të kombinuara në formulën e shpikur në qendrën e NASA-s, Johnson Space dhe në laboratorin AmeriScience japin kombinimin optimal të energjisë dhe efektit në lëkurë.

Një shishe kushton përafërsisht 40 euro, ndërsa ju vendosni se sa vlejnë për ju shëndeti dhe bukuria. /Telegrafi/

Temat
Shëndet

Të afërta