Mos pini Coca-Cola gjatë shtatzënisë

Gratë që pinë pije me sheqer gjatë shtatzënisë kanë më shumë gjasa që të lindin fëmijë me mbipeshë, kanë gjetur studiuesit.

Një studim që përfshiu 3,000 nëna gjeti atë çfarë hulumtuesit e quajtën “lidhje paradoksale” mes pirjes së ëmbëlsuesve artificial, që gjenden në shumicën e pijeve si Cola, dhe lindjen e një foshnje me mbipeshë.

Shkencëtarët gjetën se gratë të cilat pinë pije me këta ëmbëlsues artificial çdo ditë, kanë dy herë më shumë gjasa që të kenë foshnje me mbipeshë.

Ekipi i hulumtuesve, nga Universiteti i Manitoba-së në Kanada, sugjerojnë se foshnjet që i ekspozohen ëmbëlsuesve artificial në mitër mund të zhvillojnë edhe sëmundje të tjera – si diabet dhe sëmundje të dhëmbëve.

Gjithashtu, hulumtuesit thanë se fëmijët, nënat e të cilëve kanë pirë kësi pije gjatë shtatzënisë, mund të preferojnë më shumë ushqimet me shumë kalori pasi të lindin./GazetaExpress/

Temat
Shëndet

Të afërta