Mehmedi paralajmëron largimin nga Leverkuseni

Futbollisti shqiptar, Admir Mehmedi, është shprehur i pakënaqur me rolin e zëvendësuesit te Bayer Leverkusen. Madje, ka paralajmëruar edhe largimin nga klubi që garon në Bundesliga 1.

“Unë nuk kam ardhur për t’u ulur në stol. Do të ulem për të biseduar pas ndeshjes së fundit. Është një situatë e vështirë. Për mua është zhgënjyese sidomos kur po i afrohemi Kampionatit Evropian”, ka thënë Mehmedi për Blick, përcjell Koha Ditore.

Ai është pyetur edhe për raportet me trajnerin Toger Schmidt. “Me sa duket trajneri nuk është i kënaqur”, ka theksuar Mehmedi, i cili nga 13 marsi i këtij viti në tetë ndeshje ka luajtur vetëm 20 minuta.
25-vjeçari në total këtë edicion ka luajtur në 27 ndeshje, ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar shtatë herë. Ai në pesë ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve ka shënuar katër gola.

Reprezentuesi i Zvicrës te Leverkuseni u transferua në verën e vitit të kaluar nga Freiburgu.

Temat
BotëSportVend

Të afërta