Konfirmohet interesimi për shërbimet e Mourinhos

Kombëtarja e Indonezisë ka konfirmuar interesimin për të siguruar shërbimet e trajnerit portugez, Jose Mourinho.

Ministri indonezian i Sportit, Imam Nahrawi, ka thënë se e ka diskutuar këtë ide me presidentin Joko Widodo, i cili është duke u përpjekur që ta ringjallë futbollin indonezian, i cili në vitet e fundit ka qenë nën nivelin e pritshmërive, raporton Reuters.

“Kjo ide është diskutuar, përkundër se nuk është diçka e lehtë”, ka thënë Nahrawi.
Në rast se dështon nënshkrimi me Mourinhon, kjo kombëtare është duke shqyrtuar mundësinë e punësimit të trajnerit të përkohshëm të Chelseat, Guus Hiddink.

Temat
BotëSport

Të afërta